Në Brazil janë raportuar më shumë se 4 mijë raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa varianti i ri i virusit po përhapet fuqishëm.
Spitalet janë të stërmbushura me pacientë, e sistemi shëndetësor është buzë kolapsit në disa vende.
Numri total i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 337 mijë. Brazili është vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me numrin e vdekjeve.
Presidenti Jair Bolsonaro po kundërshton çdo masë izolimi për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-it./UBTNews