Numri i viktimave që nga 7 tetori në Rripin e Gazës ka shkuar në 4 mijë e 127, ku prej tyre 1 mijë e 661 janë fëmijë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës në Gaza.
Zëdhënësi Ashraf Al-Qidra deklaroi se 13 mijë e 162 persona të tjerë janë plagosur.
Spitalet në Gaza janë buzë kolapsit për shkak të mungesës së energjisë elektrike, barnave, pajisjeve dhe personelit./UBTNews/