UBT News

Mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Agim Veliu ka vizituar sot divizionin për të huaj, viza dhe leje-qëndrimi për të parë për së afërmi punën e këtij divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen për aplikimet për shtetësi.

Veliu u njoftua me punën dhe procesin e aplikimit. Përmes një shkrimi në Facebook, ministri njoftoi se deri më tani në vitin 2020 janë shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim.

“Gjatë vitit 2019 ky divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani në vitin 2020 ka shqyrtuar mbi 4000 kërkesa për leje qëndrim.”, shkroi Veliu në Facebook./UBTNews

Exit mobile version