Edhe në 24 orësh të fundit qytetarë të shumtë në Kosovë morën gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Këtë 24 orësh Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj 4 mijë e 237 personave.
Gjobat ndaj qytetarëve filluan prej të hënës kur edhe hynë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator dhe masa tjera të cilat mund ti gjeni më poshtë.