Ka shkuar në 4 mijë e 890 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit që goditi mëngjesin e së hënës të dy shtetet.
Në Turqi numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit është rritur në 3 mijë e 381, sipas autoritetit të vendit për fatkeqësitë.
Orhan Tatar, një zyrtar në Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thotë se 20 mijë e 426 persona të tjerë janë plagosur dhe 5 mijë e 775 ndërtesa janë shembur./UBTNews/