UBT News

Mbi 4 mijë e 500 studentë u vranë dhe 388 shkolla u bombarduan në Rripin e Gazës

Ministria palestineze e Arsimit njoftoi se 4 mijë e 551 studentë janë vrarë dhe 8 mijë e 193 të tjerë janë plagosur qëkur nisi agresioni i Izraelit më 7 tetor në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Sipas njoftimit të ministrisë, numri i studentëve të vrarë në Rripin e Gazës ka shkuar në 4 mijë e 510 dhe 7 mijë e 911 të tjerë janë plagosur. Në mesin e tyre 231 mësues.

Në Bregun Perëndimor, 41 studentë janë vrarë dhe 282 të tjerë janë plagosur, si dhe 85 të tjerë janë arrestuar.

Të paktën 281 shkolla qeveritare dhe 65 të lidhura me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët (UNRWA) u bombarduan në Rripin e Gazës, ku 83 prej tyre u dëmtuan rëndë dhe shtatë u shkatërruan plotësisht. Në Bregun Perëndimor të pushtuar, 38 shkolla u bastisën dhe u vandalizuan./UBTNews/

 

Exit mobile version