Në Indi janë raportuar 4 mijë e 529 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit. Kjo është hera e parë që në Indi janë regjistruar mbi 4 mijë e 500 raste të vdekjes brenda një dite, dhe kjo e çon numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në 283 mijë e 248.
Të mërkurën India raportoi 267 mijë e 334 raste të reja, teksa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 25 milionë e 496 mijë e 330.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 185.7 milionë doza të vaksinave janë administruar në Indi./UBTNews