Deri dje mbi 4 mijë e 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID në Kosovë.
Nga sot procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar.
Vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon sot te qytetarët e grupmoshës mbi 80-vjeçare, fillimisht me personat mbi 85-vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.
“Ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, përkrahur nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët, dhe kontribues të tjerë janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon sot me vaksinimin e qytetarëve të grupmoshës mbi 80 vjeçe, fillimisht me personat…
Posted by Ministria e Shëndetësisë on Thursday, April 8, 2021
Të dielën e 28 marsit Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca përmes COVAX-it./UBTNews