UBT News

Mbi 4 mijë civilë u evakuuan në Ukrainë të shtunën

ZAPORIZHZHIA, UKRAINE - APRIL 01: Humanitarian convoy with 42 buses arrive at a refugee hub in Zaporizhzhia from Mariupol after 42 hours evacuation process in Zaporizhzhia, Ukraine on April 01, 2022. (Photo by Andrea Carrubba/Anadolu Agency via Getty Images) Evacuees from Mariupol arrive at a refugee hub in Zaporizhzhia, Ukraine on April 1. (Andrea Carrubba/Anadolu Agency/Getty Images)

Një total prej 4 mijë e 217 civilëve janë evakuuar përmes korridoreve në Ukrainë të shtunën, sipas zëvendëskryeministres së vendit, Iryna Vereshchuk. Ajo gjithashtu njoftoi se një autokolonë evakuimi prej 10 autobusësh nga qyteti i Berdiansk me më shumë se 300 banorë të Mariupolit kaloi gjithashtu nga Vasylivka gjatë rrugës për në Zaporizhzhi.

Evakuimet vazhduan gjithashtu në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, me një total prej 2 mijë e 650 personave që u larguan nga qytetet Severodonetsk, Rubizhne, Lysychansk, Kreminna, Popasna dhe Nyzhne, tha Vereshchuk. Zëvendëskryeministrja njoftoi se 17 autobusë mbërritën në qytetin e Berdiansk-it nga Zaporizhzhia dhe pritet që edhe mëngjesin e së dielës të vazhdojë evakuimi i banorëve të Mariupolit.

Mariupoli, i rrethuar nga postblloqet ruse, ka qenë nën bombardime intensive për javë të tëra. Zyrtarët ukrainas e kanë përshkruar situatën atje si një emergjencë të madhe humanitare./UBTNews/

Exit mobile version