Në Indi janë regjistruar 382 mijë e 315 raste të reja me COVID-19 dhe 3 mijë e 780 raste të vdekjes janë raportuar të mërkurën, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
India po përballet me rritje të rasteve që nga mesi i prillit. Që nga fillimi i pandemisë India ka regjistruar 20 milionë e 665 mijë e 148 raste me COVID-19, duke qëndruar kështu mbrapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 226 mijë e 188.
Procesi i vaksinimit po shkon ngadalë. Në total 160 milionë e 494 mijë e 188 vaksina janë shpërndarë qysh prej kur vendi ka filluar programin e vaksinimit më 16 janar, dhe vetëm 3% e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Programi i vaksinimit u zgjerua edhe me personat e moshës mbi 18-vjeçare./UBTNews