Mbi 355 mijë fëmijë janë vaksinuar kundër poliomielitit në Gaza deri më tani, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.
Fushata, e cila do të fokusohet në jug të Gazës, do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve të ardhshme për ta arritur objektivin prej 640 mijë fëmijësh të vaksinuar në vend./UBTNews/