UBT News

Mbi 300 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan kanë vdekur nga koronavirusi 149 persona. Nga komuna kanë njoftuar se deri më tani janë kryer 22 mijë e 527 testime, ndërsa janë shëruar 6 mijë e 437 pacientë.

Aktualisht në Gjilan janë 339 raste aktive, ndërsa 138 mostra janë në pritje.

“Në bazë të shënimeve konfirmohet se janë dhënë 28 mijë e 864 vaksina, prej tyre 9 mijë e 407 të vaksinuar edhe me dozën e dytë. Numri i rasteve me Covid-19 në Gjilan është në rritje dhe për këtë janë shtuar kujdestaritë dhe janë mobilizuar të gjitha ekipet emergjente, të gjitha nivelet e shëndetësisë në Gjilan, Policisë së Kosovës, institucionet tjera emergjente dhe konform kësaj kërkohet që distanca, mosgrumbullimi, mbajtja e higjienës dhe vaksinimi të jenë prioritet i çdo qytetari. Fatkeqësisht numri i të vdekurve për gjithë periudhën e përballjes me pandeminë deri më sot është 149 raste dhe për këtë niveli i gatishmërisë në Gjilan është ngritur në nivelin maksimal”, është thënë tutje në mbledhjen e Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit.

Exit mobile version