UBT News

Mbi 30 të vrarë nga të shtënat masive në Tajlandë, përfshirë fëmijë

Më shumë se 30 persona janë vrarë nga të shtënat masive në një qendër ditore për fëmijë në një provincë verilindore të Tajlandës, tha një zëdhënës i policisë.

Viktimat përfshinin fëmijë dhe të rritur, tha policia në një deklaratë të enjten, duke shtuar se autori i armatosur ishte një ish-oficer policie.

Gjeneralmajori i policisë Achayon Kraithong tha se personi i armatosur hapi zjarr herët pasdite në qendrën e kujdesit ditor në qytetin Nongbua Lamphu.

Ai tha se 30 persona u vranë, por nuk kishte më shumë detaje. Pas të shtënave, sulmuesi i ka marrë jetën vetes.

Një zëdhënës i zyrës rajonale të PR tha se 26 vdekje janë konfirmuar deri më tani – 23 fëmijë, dy mësues dhe një oficer policie ishin në mesin e të vdekurve.

Të shtënat masive janë të rralla në Tajlandë, por në vitin 2020, një ushtar i zemëruar për një marrëveshje pronësie vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 në një tërbim që përfshiu katër vende./UBTNews/

Exit mobile version