UBT News

Mbi 30 mijë viktima nga COVID-19 në Gjermani

Mbi 30 mijë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Gjermani. Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, 348 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 30 mijë e 126.

Që nga fillimi i pandemisë, në Gjermani janë regjistruar 1.6 milion raste me COVID-19.

Në fillim të muajit, Gjermania filloi me ashpërsimin e masave, ndërsa gjatë Krishtlindjeve u relaksuan paksa masat./UBTNews

Exit mobile version