Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Japoni ka shkuar në 3 milionë, sipas të dhënave nga zyra e kryeministrit japonez.
Rastet ditore të Japonisë u rritën në 104 mijë e 470, duke tejkaluar shifrën 100 mijë për herë të parë të enjten, raportoi Kyodo News duke cituar shifra zyrtare.
Japonia po përballet me valëne gjashtë të infeksioneve, që u shkaktua nga varianti Omicron, duke shtyrë institucionet shëndetësore të marrin masa antiCOVID në së paku 34 provinca. Zyrtarët po mendojnë të zgjerojnë pothuajse gjendjen e jashtëzakonshme në më shumë provinca në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Ministri i Shëndetësisë, Shigeyuki Goto tha në një konferencë për media të premten se e mbështet rekomandimin e panelit qeverisës se fëmijët e moshës 2-vjeçare dhe më lartë duhet të mbajnë maska në kopshte.
Muajin e kaluar, Japonia mbylli 327 qendra të kujdesit ditor për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Takaji Wakita, kreu i ekspertëve këshillues tha se për t’u përmirësuar situata, Japonia duhet të ndërmarrë më shumë hapa për të reduktuar infeksionet midis fëmijëve dhe të moshuarve./UBTNews