Mbi 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina qysh prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin të martën. Prej tyre, 157 mijë janë shtetas të huaj.
Polonia deri më tani ka pranuar më së shumti refugjatë nga Ukraina. Që nga e diela, më shumë se 1.7 milion njerëz mbërritën nga Ukraina në Poloni, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR)./UBTNews/