UBT News

Mbi 3 mijë targa ilegale të konvertuara në RKS

Konvertimi i targave ilegale të Serbisë në ato RKS është duke vazhduar edhe sot për komunat e veriut të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se deri më sot janë regjistruar 2750 me targa ilegale në veri të Kosovës. Ai tha se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshin taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të automjetit.

 

Exit mobile version