UBT News

Mbi 290 minatorë kërkuan ndihmë mjekësore

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në ditën e tetë të grevës. Gjendja e tyre shëndetësore dita-ditës po përkeqësohet, tha minatori Asllan Osmani. Ai ka konfirmuar se deri të hënën 291 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe se gjendja e tyre është e rëndë. Sipas tij, nëse nuk jep dorëheqje kryeshefi i ndërmarrjes, “Trepça” do të falimentojë.

“Deri dje janë trajtuar 291 minatorë është evidenca edhe tek kujdestaria jonë mjekësore ne e kemi edhe teknikun tonë mjekësor tash iu ka bashkëngjit edhe emergjenca e Mitrovicës qysh nga dita e parë. 291 minatorë janë trajtuar me raste duke filluar nga më e rënda deri tek më e lehta ka me tension shumë të lartë të cilëve edhe iu është ndalu rrapishtë që të lëshohen në minierë. Kërkesat tona janë kërkesa minimale të cilat nuk duhet përmendur, ai të kishte ndjenja njerëzore nuk kishte qëndruar në atë vend. Por ai është shkatërrues dhe ai nuk e do Trepçën në asnjë minutë, sepse nëse vetëm e kishte dashur do ishte dorëhequr dhe Trepça kishte punuar, ne nuk do e lajm me u fundos Trepça ne kemi me e ringritur prapë, por nëse nuk hiqet ai ne nuk mundemi me i ngrit. Nëse hiqet ai Trepça ngritet, nëse nuk hiqet ai Trepça fundoset”, deklaroi ai.

Edhe Bajram Ahmeti, minatori i cili punon në “Trepçë” që nga viti 1989, ka ripërsëritur kërkesën e tyre për paga të rregullta e shkarkimin e kryeshefit.

“Unë punoj qysh nga viti 1983. Kam pjesëmarrës i grevës ’89, jemi afro 10 persona të asaj gjenerate, ndërsa 95% djemtë këtu janë djemtë e baballarëve që kanë qenë pjesëmarrës të grevës ’89. Ne po kërkojmë dy pika të thjeshta rroga me u dhanë prej 5 deri 10 dhe shkarkimi i kryeshefit asgjë më shumë. Është edhe sigurimi shëndetësor të cilat gradualisht do të vazhdojnë. Ne do vazhdojmë deri sa të realizohet kërkesa jonë, nëse shkarkohet kryeshefi ne jemi të gatshëm që sot t’ia fillojmë punës”, deklaroi ai tutje.

Exit mobile version