UBT News

Mbi 29 mijë kosovarë kanë hyrë gjatë vikendit në Shqipëri

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës gjatë kësaj fundjave ka patur fluks të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, bëri të ditur sot për ATSH-në se ” sot kanë hyrë në pikën e kalimit kufitar gjithsej 1398 shtetas shqiptarë me 499 mjete dhe 7563 shtetas të huaj me 2089 mjete”.

“Ndërsa edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, ku kanë hyrë 2260 shtetas shqiptarë me 1002 mjete dhe 18506 shtetas të huaj me 5058 mjete”, tha Kuçana.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën edhe në ditët e para të shtatorit. Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit.

Exit mobile version