Të mërkurën në Indi u regjistruan 208 mijë e 921 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total numrin e rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbi 27 milionë.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Indi ka shkuar në 27 milionë e 157 mijë e 795, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Indi janë shënuar të mërkurën 4 mijë e 157 raste të vdekjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 311 mijë e 388.
India ka administruar më shumë se 20 milionë doza të vaksinave antiCOVID, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë./UBTNews