UBT News

Mbi 26 mijë raste aktive me COVID-19

Në Kosovë aktualisht janë 26 mijë e 977 raste aktive me COVID-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme u regjistruan 1 mijë e 283 raste të reja, ndërsa gjashtë qytetarë humbën betejën me virusin korona.

Në anën tjetër, janë dhënë mbi 1 mijë doza vaksinash anti-COVID.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Exit mobile version