UBT News

Mbi 26 mijë e 600 ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë deri më tani

Rreth 26 mijë e 650 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani në Ukrainë që nga fillimi i luftës, pretendoi të enjten ushtria ukrainase.

Forcat ukrainase kanë shkatërruar 199 avionë rusë, 161 helikopterë, 398 mjete ajrore pa pilot, 1 mijë e 195 tanke, dy mijë e 873 automjete të blinduara dhe 534 topa që nga 24 shkurti, sipas përditësimit të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Gjithsej 191 sisteme raketahedhëse të shumëfishta ruse, 2019 automjete, 94 raketa lundrimi, 87 sisteme kundërajrore dhe 13 anije janë shkatërruar gjithashtu, shtoi ai.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 3 mijë e 496 civilë janë vrarë dhe 3 mijë e 760 të tjerë janë plagosur qëkur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës. Shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e madhe.

Gati 6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera, me rreth 7.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët./UBTNews/

Exit mobile version