Numri i të vdekurve në provincën e Afrikës së Jugut të KwaZulu-Natal ka arritur në më shumë se 250, pas përmbytjeve në atë zonë.
Zyrtarët konsiderojnë se është një nga stuhitë më të këqija në historinë e vendit. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut janë bllokuar njerëzit nën ndërtesa, ndërsa priten edhe më shumë përmbytje.
Energjia elektrike dhe impiantet e trajtimit të ujit janë “përmbytur”, tha kryebashkiaku i Durban për BBC./UBTNews/