UBT News

Mbi 25 milionë raste me COVID-19 në Indi

A health worker collects nasal swab for a Covid-19 coronavirus RT PCR test at the North Bengal Medical College and Hospital on the outskirts of Siliguri on May 13, 2021. (Photo by Diptendu DUTTA / AFP) (Photo by DIPTENDU DUTTA/AFP via Getty Images)

Të martën në Indi janë regjistruar 263 mijë e 533 raste me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 25.2 milionë.

Në Indi janë raportuar 4 mijë e 329 raste të vdekjes nga koronavirusi, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Indi ka shkuar në 278 mijë e 719.

Ky vend i Azisë Jugore po përballet me valën e dytë shkatërruese të koronavirusit që nga prilli.

Në Indi janë administruar 184.4 milionë vaksina./UBTNews

Exit mobile version