Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot “Statistikat e Mirëqenies Sociale”, sipas të cilit gjatë muajit maj 2022 nga skema e ndihmës sociale përfituan 25 mijë e 482 familje me 100 mijë e 608 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara përfituan 2 mijë e 648 familje.
Ndërsa nga skema e pensioneve në bazë të moshës janë 149 mijë e 794 përfitues, pensionet kontribut-pagues të moshës 49 mijë e 975, pensionet familjare 3 mijë e 372, pensionet invalidore 64, pensionet e Trepçës 1 mijë e 899, pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1 mijë e 249.
Nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 657 përfitues, kompensimet për personat e verbër 1 mijë e 776, personat me aftësi të kufizuara 18 mijë e 81, personat paraplegjik dhe tetraplegjik 2 mijë e 277, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13 mijë e 213 dhe nga skema për veteranët e luftës 36 mijë e 907 përfitues.
Në raportin e ASK-së u bë e ditur se gjatë muajit maj 2022 janë braktisur katër fëmijë./UBTNews/