Në Indi janë regjistruar 343 mijë e 144 raste të reja me COVID-19 të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 24 milionë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë raportuar 4 mijë raste të vdekjes nga COVID-19, teksa numri total i viktimave ka shkuar në 262 mijë e 317.
India ka regjistruar më shumë se 4.8 milionë raste që nga fillimi i muajit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 179 milionë e 177 mijë e 29 doza të vaksinave janë administruar në Indi. Në total, 40 milionë e 516 mijë e 82 persona janë vaksinuar plotësisht, kjo nënkupton që 3.1% e popullsisë 1.3 miliardëshe të Indisë është vaksinuar plotësisht./UBTNews