UBT News

Mbi 23 milionë raste me COVID-19 në Indi

Në Indi numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën mbi 23 milionë. Të mërkurën u regjistruan 348 mijë e 421 raste të reja me COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Numri total i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 23 milionë e 340 mijë e 938.

Të mërkurën në Indi janë shënuar 4 mijë e 205 raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë dhe e çon totalin e viktimave në 254 mijë e 197.

Që kur ka nisur procesi i vaksinimit në Indi, në këtë shtet janë administruar 175 milionë e 171 mijë e 482 vaksina.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 38 milionë e 580 mijë e 291 persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës antiCOVID në Indi. Kjo nënkupton se 3% e popullsisë 1.3 miliardëshe të Indisë është vaksinuar plotësisht./UBTNews

Exit mobile version