UBT News

Mbi 200 viktima në Spanjë, priten reshje të reja

Rajonet e goditura nga përmbytjet në Spanjë po përgatiten për reshje të tjera. Autoritetet lokale kanë njoftuar se disa qindra ushtarë janë angazhuar për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Të dhënat e fundit nga shteti iberik tregojnë se përmbytjet kanë shkaktuar mbi 205 viktima, duke e bërë këtë ngjarje një nga katastrofat natyrore më të rënda në dekadat e fundit.

Banorët e provincës së Valencias janë duke vlerësuar dëmet.

Të katërt shpëtuam, por humbëm gjithçka; shtëpinë, makinën dhe dokumentet tona”, deklaron një grua.

Bashkia njoftoi se niveli i ujit po rritej në orën 5 të mëngjesit, por tha se kishte gjithçka nën kontroll. Ne nuk ishim të shqetësuar sepse mendonim se nuk kishte rrezik. Edhe pas pune, shëtita me qenin tim”, deklaroi një tjetër qytetar.

Në qytetin Paiporta, të mbijetuarit nga përmbytjet janë rreshtuar për të marrë ushqim dhe ujë. Ky lokalitet, i vendosur në jug të Valencias, u shkatërrua nga një valë e papritur e baltës, që arriti deri në 2 metra lartësi.

Banorët deklaruan se uji kishte vërshuar ditën e martë, pa asnjë paralajmërim nga autoritetet. Sidoqoftë, ato kishin lëshuar alarmin e kuq për zonat në jug-perëndim të vendit.

Reshje të dendura shiu gjatë orëve të para të së premtes përmbytën një pjesë të qytetit dhe zonat përreth.

Exit mobile version