Ka shkuar në 249 numri i viktimave si pasojë e të nxehtit ekstrem në Meksikë gjatë katër muajve të fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.
100 viktima u regjistruan në Nuevo León, 28 në Tamaulipas, 26 në Veracruz dhe 26 në Sonora midis 19 marsit dhe 22 korrikut. Viktimat tjera u regjistruan në 12 shtete të tjera.
Në fund të muajit të kaluar, disa shtete meksikane arritën temperaturat mujore apo edhe më të larta të të gjitha kohërave duke arritur në 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit) në vende të caktuara./UBTNews/