Në Indi janë raportuar më shumë se 200 mijë raste të reja me COVID-19 të enjten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve mbi 14 milionë.
Vendi po përballet me rritje të infeksionit javët e fundit. Në kryeqytetin e Indisë, në Nju Delhi, më shumë se dhjetëra hotele dhe salla dasmash do të kthehen në qendra për COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se po ashtu janë raportuar edhe 1 mijë e 38 raste të vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin përgjithshëm të viktimave në Indi në 173 mijë e 123.
Për nga numri i rasteve, India renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse me numrin e viktimave ajo renditet e katërta, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Meksikës./UBTNews