Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi sot se mbi 200 fëmijë janë vrarë si pasojë e agresionit rus. Të paktën 361 të tjerë janë plagosur. Shumica e viktimave janë regjistruar në rajonin e Donetsk-ut.
Si pasojë e bombardimeve janë dëmtuar mbi 1 mijë institucione arsimore, nga të cilat 95 janë shkatërruar plotësisht.
Shkollave u është kërkuar që nga sot të mësojnë nga distanca në disa pjesë të Ukrainës, pasi frika po rritet nga intensifikimi i bombardimeve në përvjetorin e fillimit të pushtimit të Ukrainës./UBTNews/