Më shumë se 200 elefantë dhe qindra zebra dhe gnus kanë ngordhur si pasojë e thatësirës më të madhe me të cilën po përballet Kenia, tha të premten ministri i turizmit.
Kriza ka prekur gati gjysmën e rajoneve të Kenias dhe të paktën katër milionë nga 50 milionë banorët e saj.
“Thatësira ka shkaktuar vdekshmërinë e kafshëve të egra, kryesisht specie barngrënëse”, tha ministri i Turizmit, Peninah Malonza në një konferencë për media në Nairobi të premten, duke shtuar se 14 specie janë goditur keq.
“Vdekshmëritë kanë ardhur për shkak të varfërimit të burimeve ushqimore, si dhe mungesës së ujit”, tha ai tutje.
Në periudhën shkurt-tetor, zyrtarët regjistruan vdekjen e 205 elefantëve, 512 gnus, 381 zebrave, 12 gjirafave dhe 51 buallit./UBTNews/