Më shumë se 20 vende i janë bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të mbrojtur anijet e Detit të Kuq nga sulmet e grupit Houthi të Jemenit, tha Pentagoni.
Grupi i mbështetur nga Irani ka shënjestruar vazhdimisht anijet me sulme që ata thonë se janë në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku Izraeli ka kryer sulme të vazhdueshme dhe janë vrarë mbi 20 mijë civilë.
“Ne kemi pasur mbi 20 vende që tani nënshkruajnë për të marrë pjesë” në koalicion, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder.
Ryder tha se Houthi-t “po sulmojnë mirëqenien ekonomike dhe prosperitetin e kombeve në mbarë botën”, duke u bërë efektivisht “banditë përgjatë autostradës ndërkombëtare që është Deti i Kuq”.
Forcat e koalicionit “do të shërbejnë si një lloj patrulle autostrade, duke patrulluar Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit për t’iu përgjigjur – dhe për të ndihmuar sipas nevojës – anijeve tregtare që po kalojnë tranzit në këtë rrugë ujore ndërkombëtare”, tha ai, duke i bërë thirrje grupit të ndalin sulmet e tyre./UBTNews/