Mbi 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë që nga dhjetori, vlerësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rreth 80 mijë të tjerë janë plagosur, konfirmoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Gjysma e të vdekurve janë pjesë e grupit Wagner, të cilët kanë sulmuar qytetin lindor Bakhmut.
Rusia është në përpjekje për ta marrë këtë qytet të vogël që nga viti i kaluar.
Moska aktualisht mban pjesën më të madhe të Bakhmutit, por trupat ukrainase ende kontrollojnë një pjesë të vogël të qytetit në perëndim. Kjo betejë ka një rëndësi të madhe simbolike për të dyja palët./UBTNews/