Në Brazil janë raportuar mbi 2 mijë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 brenda një dite. Kjo është shifra më e lartë e raportuar brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në këtë vend.
Brazili është vendi i dytë në botë me numrin e viktimave nga COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit po përkeqësohet nga variantet më ngjitëse./UBTNews