UBT News

Mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 50 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 462 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 266.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 728 mijë e 214 doza të vaksinës. Deri më sot 798 mijë e 225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 40 mijë e 561 me doza përforcuese dhe 2 mijë e 191 me doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version