Grupi i Mbrojtjes Civile Siriane ka thënë se rreth 550 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht në territorin e kontrolluar nga rebelët në veriperëndim të Sirisë pas tërmeteve të javës së kaluar.
Më shumë se 1 mijë e 570 u dëmtuan rëndë, njoftoi grupi që njihet edhe si Helmetat e Bardha.
Vullnetarët kanë filluar të hapin rrugë që ishin pjesërisht ose plotësisht të mbyllura nga rrënojat në disa zona të Sirisë veriperëndimore, njoftoi grupi në Twitter./UBTNews/
2/2- 550 buildings were completely destroyed, while more than 1570 were severely damaged throughout the areas hit by the earthquake, thousands of buildings and houses were partially damaged. pic.twitter.com/YCPfvPYjLE
— The White Helmets (@SyriaCivilDef) February 12, 2023