Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 641 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID të vendosura nga institucionet shtetërore dhe shëndetësore.
Prej të hënës së 30 gushtit kur edhe kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID mijëra qytetarë u gjobiten për shkeljen e këtyre masave të cilat u bënë për parandalim të përhapjes së COVID-19.
Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator dhe masa tjera./UBTNews