Policia po vazhdon të dënoi qytetarët të cilët nuk po e respektojnë ligjin antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 223 gjoba për mosrespektim të këtij ligji. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 109 gjoba trafiku.
25 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa 16 janë dërguar në mbajtje.