Deri të hënën, më shume se 2.8 milionë banorë janë larguar nga Ukraina drejt vendeve fqinje, përfshirë 127 mijë shtetas të vendeve të treta, konfirmoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, një agjenci e OKB-së.
“Njerëzit po vazhdojnë të largohen nga lufta në Ukrainë çdo minutë”, thuhet në postimin e ONM-së, duke shtuar se iu nevojitet “mbështetje e vazhdueshme”.
Sipas UNICEF-it, lufta në Ukrainë po ka një “ndikim shkatërrues” në më shumë se 7.5 milionë fëmijë./UBTNews/