Ekuadori u godit nga një ndërprerje gjithëkombëtare disa orëshe e energjisë të mërkurën, duke lënë në errësirë 17 milionë banorë të kombit të Amerikës së Jugut.
Ndërprerja e energjisë elektrike, e cila preku spitalet, shtëpitë dhe një sistem të madh të metrosë – u shkaktua nga problemet e mirëmbajtjes dhe transmetimit në sistemin elektrik të vendit, thanë autoritetet.
“Ndërprerjet që patëm sot ishin për shkak të mungesës së investimeve në mirëmbajtje, transmetim të ri elektrik dhe mbrojtje të infrastrukturës së transmetimit elektrik”, tha Ministri i Infrastrukturës Publike Roberto Luque në një konferencë shtypi të mërkurën.
Që nga mbrëmja e së mërkurës, energjia është rikthyer në 95% të vendit, sipas qeverisë.
Ekuador ka vite që po përballet me krizë energjetike. Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli një emergjencë energjetike në muajin prill dhe urdhëroi ndërprerje tetë-orëshe të energjisë elektrike në mbarë vendin mes një thatësire që ndikoi në prodhimin e energjisë./UBTNews/