UBT News

Mbi 17 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë është rritur në 17 mijë e 176, njoftojnë autoritetet.

Në Turqi numri i të vdekurve ka shkuar në 14 mijë e 14, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së sotme në zonat e prekura në qytetin jugor të Gaziantepit. Kurse në Siri numri i viktimave ka shkuar në 3 mijë e 162.

Dhjetëra mijëra njerëz janë të plagosur në të dy vendet. Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë për të gjetur të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të rrëzuara./UBTNews/

Exit mobile version