Numri i viktimave si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën ka shkuar në 16 mijë e 35, njoftojnë autoritetet.
Në Siri numri i viktimave është 3 mijë e 162, ndërsa në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 12 mijë e 873, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) të enjten.
Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri mund të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ftohtë dhe përballë rrezikut të pasgoditjeve.
Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin./UBTNews/