Mbi 1500 ankesa kanë bërë qytetarët në institucionin e Avokatit të Popullit gjatë këtij viti.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sot ka deklaruar se ankesat më të mëdha janë shkaku i zvarritjes së procedurave gjyqësore.
“Gjendja e drejtave të njeriut përgjatë viteve ka progres, por nuk është e mjaftueshme me kërkesat dhe standardet që janë të përcaktuar me kushtetutë. Mungesa e zbatimit të ligjit, llogaridhënies, joefikasiteti i sistemit të drejtësisë. 1514 ankesa të pranuara nga qytetarët, 645 raste janë hapur për trajtim. Ankesat më të shumta janë për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore”, ka thënë avokati i Popullit, Naim Qelaj në prezantimin e statistikave vjetore.
Qelaj ka bërë të ditur se gjatë vitit kanë bërë mbi 100 rekomandime për autoritetet përgjegjëse, prej tyre 22.9 janë zbatuar.
“Zbatimi i këtyre rekomandimeve kiahte me qenë masë për parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut. Mbetet në nivel të pakënaqshëm zbatimi i këtyre rekomandimeve”, ka thënë ai.
Po ashtu, Qelaj ka thënë se të papunët kanë qenë kategoria për të cilët pak është folur.