Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19 (mbi 15 milionë) dhe viktima (më shumë se 286 mijë).
Presidenti i sapozgjedhur, Joe Biden tha se top prioritet i tij do të jetë ta vënia nën kontroll e pandemisë, sapo ta pranojë postin në janar. Dhe ai nënvizoi se vaksinimi dhe maskat do të jenë dy mënyra për ta bërë këtë.
Të martën, Biden u zotua se gjatë 100 ditëve të para të tij në Shtëpinë e Bardhë do të vaksinohen 100 milionë amerikanë.
Duke e prezantuar ekipin e tij, Biden zbuloi edhe planin për ta trajtuar situatën me COVID-19, që sipas tij do ta ndryshonte rrjedhën e epidemisë në vend, por s’do ta sjellte fundin./UBTNews