Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u ndanë mbi 138 mijë euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut.
“Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për transfer të mjeteve nga shpenzimet kapitale te kategoria e shpenzimeve mallra dhe shërbime në shumën prej 138 mijë e 940 euro. Këto mjete do të përdoren për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut”, njofton zyra e Kryeministrit./UBTNews