Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe një rast i vdekjes.
1211 raste të reja me Covid-19 janë shënuar vetëm tek grupmosha 0-19 vjeç.
Për sa i përket qyteteve më së shumti raste pozitive u konfirmuan në qytetin e Prishtinës, 1042 raste gjithsej.
Pas Prishtinës më shumë raste pozitive pati në Mitrovicë, gjithsej 300. Në Pejë u regjistruan 226 raste të reja, ndërkaq në Prizren 209 raste e kështu me radhë./EO