UBT News

Mbi 10,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e kontrolluar nga Hamasi ka thënë se 10,022 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga shpërthimi i luftës.

Në total përfshihen 4,104 fëmijë, tha ministria.

Shifrat janë ende të pa verifikuara.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen rreth 450 sulme dje në enklavë, e cila gjithashtu është objekt i operacioneve tokësore të zgjeruara.

Shifrat e fundit të UNRWA-s tregojnë se mbi 700,000 njerëz janë zhvendosur që nga 7 tetori, kur luftëtarët e Hamasit ndërmorën një inkursion në Izrael./UBTNews/

Exit mobile version