UBT News

Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet në Ruandë

Shiu i madh shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut të martën në Ruandën perëndimore duke vrarë të paktën 109 njerëz në provincat perëndimore dhe veriore, sipas medias shtetërore Agjencia e Transmetimeve të Ruandës (RBA).

Policia paralajmëroi se për shkak të reshjeve të dendura, rrugët Mukamira-Ngororero dhe Rubavu-Rutsiro janë përkohësisht të padisponueshme.

Agjencia Meteorologjike e Ruandës kishte paralajmëruar se shumë pjesë të vendit do të kenë më shumë reshje këtë muaj.

Ai shtoi se 10 ditët e para të muajit do të jenë më të lagështa se normalja me reshje të shtuara në krahasim me prillin./UBTNews/

Exit mobile version