Së paku 116 persona kanë vdekur dhe 80 të tjerë janë plagosur në një përleshje mes dy bandave rivale në burgun e Ekuadorit.
Zyrtarët, të cilët kanë fajësuar bandat e lidhura me kartele ndërkombëtare të drogës, kanë thënë se të paktën pesë të vdekurve u është prerë koka në përleshje në Guayaquil. Ky konsiderohet si një nga burgjet më të rrezikshme në Ekuador.
Presidenti Guillermo Lasso e shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme./UBTNews